Skip to content

Ku ndodhen të dënuarit e ‘21 janarit’? Gazetari: Njëri ka hapur një biznes, tjetri është larguar

Gazetari Artan Hoxha ka treguar lidhur me jetën e të dënuarve për 4 vrasjet e 21 janarit.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se gardisti Agim Llupo dhe komandanti i tij, Ndrea Prendi ndodhen ende në Shqipëri.

Sipas tij, Llupo ka hapur një biznes privat, ndërsa për Prendin nuk ka informacion.

“Llupo është në Shqipëri? Po janë në Shqipëri.

Mesa di unë Llupo ka hapur një biznes privat.

Nuk e di Prendin ka kohë që se kam parë.

Llupon e kam parë,”-tha Hoxha.