Skip to content

“Ishim ulur aty kur erdhën gangsterat e Partizanit”, pronari i lokalit në Elbasan flet me lot në sy për shkatërrimin e biznesit: S’e kuptoj o vlla, s’jemi as serbë

Mbrëmjen e djeshme derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, i luajtur në “Elbasan Arena”, u shoqërua me incidente të shumta mes tifozërive jashtë stadiumit.

Ultrasit e dy ekipeve rivale të kryeqytetit shkaktuan trazira në qytetin e Elbasanit, duke sulmuar në mënyrë të pakuptimtë biznese dhe duke djegur një makinë.

FaxNeës ka mundur të sigurojë dëshminë e një trajneri futbolli, i cili posedon një lokal në Elbasan, biznes ky i cili u sulmua nga tifozët e Partizanit.

Pronari shprehet i prekur se rreth 70 persona sulmuan biznesin e tij duke shkaktuar dëme të mëdha material.

“Pesë çuna ose 7 çuna të vegjël po shikonin sportin dhe s’bënë asgjë. Pastaj erdhën 50 veta, 70 veta trimat e Partizanit. Unë se kuptoj o vlla jemi shqiptarë s’jemi as serbë. Ishim ulur po shihnim sportin këtu kur vijnë gangsterat e Partizanit dhe shikoni çfarë bënë”, tha pronari i lokalit të dëmtuar.(F.M/Faxweb.al.

/faxweb