Skip to content

“Qepe o maskara, ik mbushu”, Anika Dokle reagon pas videos ku fyhej qytetari: Dhunoi një mjeke e infermiere, kamerat i ka spitali

Anika Dokle, mjekja tek materniteti ka reaguar pas videos së publikuar nga Fax Neës, ku një qytetar denoncoi mungesën e shërbimit dhe fjalorin fyes me të cilin u përball.

Ai kishte mbërritur në urgjencë me bashkëshorten e tij, e cila ishte në gjendje të rëndë, por gjithçka mori ishin fjalët “maskara, ik mbushu, qepe” dhe më pas e nxorën jashtë. (LEXO)

Në një shkrim në Facebook, Dokle thotë se i identifikojnë të gjithë me “Tiren” dhe përpiqen të fyejnë bluzat e bardha ndërsa për rastin në fjalë thotë se nuk ka respektuar rregullin e pritjes dhe nuk kishte nevojë për urgjencë.

Ajo pretendon se qytetari ka dhunuar fizikisht një mjeke e infermiere, por videon e plotë e disponojnë kamerat e sigurisë së spitalit. Mbetet për tu parë nëse Dokle do të zgjedhë ti bëjë publike.

Reagimi i plotë: Port(h)alet dhe vreri ndaj bluzave të bardha…

(reflektim pas parjes së një videoje të fragmentarizuar, në dukje qëllimisht)

Pasi thyejnë disiplinën epidemiologjike në spital dhe shtyjnë punonjësit e security-s, me pretendimin se kanë urgjencë(pa patur asnjë nevojë për shërbim urgjence), pasi refuzojnë të zbatojnë rregullin spitalor të pritjes sipas radhës, fyejnë, shajnë me fjalor rruge, identifikojnë të gjitha bluzat e bardha me “Tiren” dhe i agredojnë fizikisht ato, arsye për të cilën njoftohet edhe Policia e Shtetit(rasti në video ka dhunuar fizikisht mjeke dhe infermiere e më pas është shoqëruar nga policia jashtë institucionit, gjë që nuk tregohet në video),…. gjejnë terren nëpër port(h)ale për të publikuar në mënyrë të pjesshme këtë marrëdhenie të deformuar prej kohësh.

(*Video-n e plotë e disponojnë kamerat e sigurisë së spitalit)

Falë shembujve kriminalë në disa spitale, është thyer keqazi besimi edhe për spitalet ku u shërbehet mirë pacientëve.

Zot, ruaji bluzat e bardha!

/faxweb