Skip to content

Shpërthim në Gaza, raportohet për disa të plagosur

Shpërthimi në një shtëpi në Beit Hanoun në pjesën veriore të Rripit të Gazës raportohet se shkaktoi disa të plagosur, njoftoi Ministria e Brendshme e drejtuar nga Hamasi.

Ministria tha se ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit.

Sipas dëshmitarëve okularë, shpërthimi shkaktoi disa lëndime dhe dëme materiale.

Ministria e Shëndetësisë ende nuk është prononcuar rreth rastit.