Skip to content

Merr flakë makina në Fier, shpëton shoferi

Një automjet tip Benz është shkrumbuar totalisht mesditën e së dielës në Fier, pranë vendit Vija e Ngjalës.

Mësohet se në momentin që automjeti nisi të përfshihej nga flakët ndodhej vetëm shoferi. Ky i fundit, pasi ka kuptuar defektin, e ka braktisur automjetin.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes 30 minuta me vonesë.