Nga: Arkitekt Astrit Seranaj
Shqetësimi (në dukje) me të drejtë i qytetarëve për minarenë e xhamisë së Et’hem Beut, çoi në zbulimin e problemit real të veprës.Incidenti i silikonit lënë nga pakujdesia dhe që me të drejtë krijonte përshtypjen e një dëmtimi serioz (shih fotot) na detyroi ne dhe miqtë tanë që të kryenim verifikime në vend në gjithë pjesët e minaresë.Nga akt-konstatimi serioz i kryer nga miqtë tanë u vëre se : Në zonën e brendshme të minaresë poshtë Sherefesë ( zona ku del Myezini për të thirrur Ezanin) vërehet një çarje e thellë tërthore pothuajse përgjatë gjithë perimetrit të minaresë përfshi këtu dhe boshtin qëndror i cili ndihmon si element konstruktiv mbajtës.

Nga investigimi duket qartë ndarja e minaresë në dy pjesë, dëmtim ky me një rrisk shumë të lartë dhe serioz për monumentin, që kërkon ndërhyrje emergjente.Çështja është, a kanë pas dijeni institucionet përgjegjëse për dëmtimin?! A kanë kryer inspektimet e nevojshme?! Kur janë kryer?! Çfarë është konstatur dhe cilat janë masat që kanë ndërrmarë?!Me çduket qartë, JO, dhe ky është SKANDAL i madh.Përse?

Dëmtimi mund të ketë ndodhur sipas kronologjisë së mëposhtme:
1- PARA tërmetit.
Në këtë rast institucioni që ka në mbikqyrje monumentet e Kulturës nëse do të kishte dijeni për dëmtimet do e kishte përfshirë në projektin e restaurimit si hap të detyrueshëm për sgurimin konstruktiv të objektit e më pasë punimet në rifiniturë. Fakti që s’ka ndodhur një ndërhyrje e tillë tregon papërgjeshmëri totale të Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve. Ky është SKANDAL.
2-PAS tërmetit.
Nëse dëmtimi është shkaktuar si pasojë e tërmetit, atëherë institucionet do të kishin kryer akt-espertizën e detyrueshme në këtë monument dhe do e kishin përfshirë të parën në listën e objektve monumet Kulture të dëmtuara. Nuk figuron.Institucionet që duhet të përgjigjen për këtë periudhë janë:Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve. Ky është SKANDAL.
3-PAS ndërtimeve tek kulla e Sahatit.
Nëse në dy periudhat e mësipërme nuk është konstatuar dëmtim atëherë kjo ka ndodhur për shkak të punimeve të kryera në zonën e Sahatit shumë pranë minaresë.Në këtë rast përgjegjësia bie mbi Kryeministrin, Kryetarin e Bashkisë, Ministrinë e Kulturës dhe Institutin e Monumenteve që në bashkëpunim kanë dhënë lejen e ndërtimit në zonën Historike duke e reduktuar atë pa raport tekniko -shkencor, të dal nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit, siç e kërkon ligji.

Në çfarëdo periudhe të ketë ndodhur dëmi, përgjegjësia bie mbi ju.Jepni përgjigje të shpejtë, ashtu siç menduat se silikoni do t’iu shpëtonte nga përgjegjësia.
Shënim.Rrëzimi i kreut të minaresë përveç dëmit kulturor mund të shkaktojë viktima dhe në njerëz. Më të rrezikuar janë ata që hyjnë e dalin nga dera e pasme e Bashkisë.I kërkojmë falje Allahun nëse i kemi prishur planet dhe padashje i kemi shpëtuar jetën shejtanit.
Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.



