Skip to content

LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me armë, vdes në spital një 32-vjeçar

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur në këmbë, me armë zjarri shtetasi jetmir bregu., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Informacion shtesë.

Ju njoftoj se shtetasi i plagosur J. B., ndërroi jetë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës.

/faxweb