Skip to content

Aksidentohet ambulanca në Rrogozhinë, katër të plagosur nga ngjarja

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Rrogozhinë, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Në aksident është përfshirë një ambulancë dhe një makinë tip ‘Benz’, ku mësohet se 2 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti është regjistruar në vendin e quajtur ‘Bishti i Zhurit’, teksa mësohet se ambulanca po transportonte drejt spitalit një të sëmurë, i cili ka mbetur i plagosur.