Si pasojë e stuhisë së shiut që ka përfshirë vendin, Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë shumë kujdes gjatë lëvizjes për shkak të lagështisë në rrugë.

Një nga akset problematike sa herë ka reshje është ai Librazhd-Elbasan, afër Murashit, ku edhe mbrëmjen e sotme ka pasur rrëshqitje gurësh.

“Rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan, afër Murashit, një zonë problematike sa herë që ka reshje.

Kontraktori i mirëmbajtjes i ndodhur në terren po punon me mjete dhe punëtorë për pastrimin e plotë të rrugës për ta rikthyer qarkullimin në normalitet.

Drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes për shkak të reshjeve dhe lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën” mbyllet apeli i ARRSH-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re