Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm në selinë e PS-së drejtuesit politikë të qarqeve.
Kjo është mbledhja e parë që Rama bën me 12 drejtuesit e qarqeve në selinë rozë për vitin 2021.
Në këtë takim pritet që të diskutohet mbi ecurinë e detyrave që janë lënë në mbledhjen e fundit, si dhe me mesazhet që do ti japin bazës, kur na ndajnë më pak se tre muaj nga zgjedhjet.
Pritet të diskutohet edhe për emrat e kandidatëve socialistë që do të garojnë për PS më 25 Prill.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb