Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë sjellë probleme edhe në nisjen e trageve nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.
Mëngjësin e sotëm është nisur trageti i linjës Durrës-Bari që duhej të ishte nisur një natë më parënë orën 23:00.
Nisja u bë në orën 07:00 dhe trageti pritet që të jetë në orën 14:00 në Bari. Anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat do të qëndrojnë të ankoruara në port deri në qetësimin e motit.
Era e fortë dhe reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje në të gjithë vendin sot, por kryesisht në Vlorë e Fushë Krujë. Panariti i Korçës ka izoluar 40 familje prej 13 ditësh pasi trashësia e dëborës ka arritur në gjysmë metri.