Skip to content

Arrestohet mjeku në Itali/ Akuzohet për vrasjen e 2 pacientëve me Covid

Një mjek i një spitali në Breshia, është vendosur në pranga pasi akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e dy pacientëve me Covid-19.

Sipas autoriteteve, mjeku u ka dhënë dy pacientëve në mars 2020 ilaçe që nuk kanë ndihmuar në të vërtetë në përmirësimin e shëndetit.

Hetimet kanë nisur dy muaj pasi pacientët ndërruan jetë, falë dyshimeve të ngritura nga analiza e atëhershme mjeko-ligjore.

Sipas mediave italiane, autopsia ka zbuluar se në trupat e dy pacientëve ka pasur anestezik, që kur përdoret mbi një dozë të caktuar në fazën e intubimit mund të shkaktojë vdekjen.