Nevil Dede nuk është më trajner i Tiranës. Në një prononcim të shkurtër për mediat para se të largohej nga stadiumi ai deklaroi se projekti i tij nuk përputhej më me atë të drejtuesve të klubit sa i përket mënyrës së të punuarit dhe zhvillimit të lojtarëve.
“Dua të jem korrekt me mediat dhe në respekt të të gjithëve do të bëj publik qëndrimin tim pak më vonë – deklaroi Dede – Besoj tanimë se arsyeja është e qartë për të gjithë. Presidenti mendon ndryshe për projektin apo zhvillimin e lojtarëve, ndërsa unë mendoj ndryshe. Kaq e thjeshtë është. Kur kemi ndasi të tilla është më mirë që të ndahemi. Por për të qenë korrekt gjithë arsyet e vendimit tim do t’i bëj publike në një qëndrim në profilin tim”, u shpreh Dede.
/faxweb
