Skip to content

E trishtë/ Ndërron jetë papritur në vendin e punës fadromisti 58-vjeçar, dyshimet e para

Një 58-vjeçar, i identifikuar si Skënder Polisi, me profesion fadromist në një fabrikë hekuri në Katjel të Përrenjasit, ka ndërruar jetë në vendin e punës.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 58-vjeçarit i ka rënë inarkt kardiak gjatë kohës që ishte duke punuar në fabrikë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 15:00 në minierën e Katjelit.

Trupi i 58-vjeçarit është transportuar në morgun e qytetit të Elbasanit, ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të gjetur shkaqet e vdekjes së punonjësit të fabrikës.(F.M/Faxweb.al)

/faxweb