Skip to content

Greqi/ Shqiptari qëllohet për vdekje me pesë plumba brenda në makinë

Një ngjarje rëndë është shënuar në Greqi, në zonën e quajtur Hagia Sophia, në Patra.

Mediat fqinje shkruajnë se një shqiptar, 27-vjeçar është qëlluar me pesë plumba, ndërsa ishte brenda në makinën e tij. Stafi mjekësor raporton se i riu është klinikisht i vdekur.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po hetojnë shkaqet e ngjarjes si dhe po bëjnë krehjen e zonës.

Mësohet se dy persona janë shpallur në kërkim, si autorë të dyshuar të ngjarjes, ndersa njeri prej tyre eshte plagosur.