Skip to content

Makina e përthyer në mes, pamje të rënda nga aksidenti ku ndërroi jetë efektivi i policisë në Vlorë (Reagimi i policisë)

Mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, në qytetin e Vlorës u resgjistruar një aksident tragjik ku ndërroi jetë në vend pnonjësi i policisë Nuri Malaj, 50-vjeç. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, përplasja mes mjetit BMË dhe atij tip Benz, ku ky i fundit është i dëmtuar plotësisht në pjesën e përparme dhe të shoferit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në rrugën Transballkanike pranë IEVP Vlorë, mjeti tip “Bmë” me drejtues shtetasin A. V., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin N. M.

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi N. M.

Sherbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit A. V., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/faxweb