Skip to content

Mes nëntë viktimave, kush është 29-vjeçari që ndërroi jetë sot nga koronavirusi. Prej ditësh i shtruar në COVID 2

Mes nëntë viktimave të sotme ishte dhe një 29-vjeçar nga Përrenjasi. Olsi Skura ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Mësohet se i riu ishte nga fshati Pishkash Veri.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar dhe kryebashkiakja e Përrenjasit, Miranda Rira, e cila përmes një postimi në ‘Facebook’ ka ngushëlluar familjen për humbjen e madhe.

MESAZHI I RIRËS

E dhimbshme ndarja nga jeta e 29-vjeçarit, Olsi Skura nga fshati Pishkash Veri, bashkia Prrenjas!

I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta babait të Olsit, Z. Myftar Skura, për humbjen e djalit të tyre në një moshë kaq të re, nga Covid, virusi vdekjeprurës!

U prehsh në paqen e amëshueshme të Zotit, Olsi!