Skip to content

EMRI+FOTO/ Kush është 29-vjeçari që mbylli sytë ditën e sotme te Shefqet Ndroqi pas disa ditësh beteje me virusin e ‘pabesë’

Personi, i cili shihni më poshtë në foto është 29-vjeçari Olsi Skurra, i cili nuk mundi dot ta fitonte betejën me koronavirusin, duke ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

I riu është me origjinë nga fshati Pishkash i Përrenjasit dhe mësohet se ishte i shtruar në spitalin Covid-2 prej disa ditësh.

29-vjeçari ishte në mesin e 9 personave që humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

/faxweb