Skip to content

“COVID-19 nuk ndalet me propagandë”, Meta: Duhet plan i qartë për të ndaluar pandeminë!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bën thirrje për një plan të qartë për të përballuar pandeminë e Covid-19.

Referuar shifrave të fundit, Kreu i Shtetit thotë se ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.

Meta shkruan në rrjetet sociale se Covid-19 nuk ndalet me propagandë.

Postimi i plotë:

Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.
Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.

Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës.

COVID-19 nuk ndalet me propagandë.

Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut.

Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4…

Posted by Ilir Meta on Tuesday, January 26, 2021