Foto ilustruese
Një person për të cilin deri më tani dihen vetëm inicialet, B.S. është vënë në pranga nga policia e kryqytetit mbrëmjen e djeshme.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se ai konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi rezulton në listën e më të kërkuarve.
Ai kërkohej për vrasje të mbetur në tentativë ndërsa gjatë arrestimit iu gjet edhe një sasi prej 1 kg kokainë. Pas arrestimit ai është shoqëruar në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa derimë tani nuk ka një komunikim zyrtar lidhur me aksionin që çoi në vënien e tij në pranga.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
