Skip to content

“Pijuani lëngun atyre faqeve”, flet Rama për përgjimet e Ndragheta-s: Çfarë t’iu them, që nuk kam lidhje?!

Në konferencën e përjavshme “Ekonomia në Fokus”, Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe përgjimet e publikuara nga mediat italiane mbi veprimtarinë e organizatës kriminale Ndragheta, ku përmenden dhe investime qindra milionë euro në Shqipëri.

Kryeministri u shpreh prerazi që nuk ka asnjë fakt që përfshin qeverinë në këto përgjime, madje shkon më tëj duke sulmuar gazetarët teksa iu thotë atyre t’i marrin këto mijëra faqe të Prokurorisë italiane dhe t’i publikojnë në portalet e tyre dhe t’ia neverisin shqiptarëve.

“Nuk ka asnjë fakt, asnjë lidhje, asnjë provë asgjë. Është e neveritshme dhe unë realisht nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Merrni të gjitha ato mijëra faqe, pijuani lëngun, publikojini në portalet tuaja dhe bëjini shqiptarët për të vjellë.

Kjo për mua është një provë spekatakolare e katandisë së opozitës dhe të medias. Nuk e imagjinoj dot një vend normal, ku një njëri ka në dorë një mikrofon, të marrë kohë nga koha e njerëzve per t’iu hedhur nbë fytyrë këtë lloj gjelle budallëku dhe poshtërsie.

Cfarë t’ju them? Që nuk kam takuar asnjehë njerëz të tillë? Është e kotë. Çfarë të them? Është një turp ta mbajnë ata që e kanë.

Bëhet për të krijuar avantazhe, politike, influence nga ata që i kanë bërë nënën këtij vendi. Çfarë të them. S’kam çfarë them,” deklaroi Rama.

/faxweb