Skip to content

Ulliri për Klodian Rashën/ Paloka-Veliajt: Fëlliqësirë, pemën e mbolle që të harrohet “mafia”!

Pas vendimit të kreut të bashkisë së Tiranës, për të mbjellë një pemë në kujtim të të riut Klodian Rasha, që u vra me gjakftohtësi nga një punonjës i Policisë së Shtetit në rrugën pranë shtëpisë së tij, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, nënkryetari demokrat, Edi Paloka.

“O baba i shkretë, dije që dhe atë pemë nuk e mbolli në kujtim të birit tend, po se kërkon me çdo mënyrë të tërheqi vemendjen nga skandali i lidhjeve të tij me mafien!”.

Ja postimi i plotë:

Prind i shkretë!!! I vrasin djalin dhe pastaj e detyrojnë dhe t’ju thotë “faleminderit”…O baba i shkretë dije qe dhe atë pemë nuk e mbolli në kujtim të birit tend po se kërkon me çdo mënyrë të tërheqi vemendjen nga skandali i lidhjeve të tij me mafien!