Skip to content

Makinat e bëra “copë e çikë”, pamje të rënda nga aksidenti në Levan-Vlorë, trupi i viktimës gjendet 400m larg mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Levan, ku bëhet me dije se ka humbur jetën një vajzë ende e paidentifikuar.

Burime për Faxweb bëjnë me dije se personi që ka ndërruar jetë është një shtetase 25-vjeçare, ndërkohë që ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar.

Mësohet se trupi i viktimës është gjetur rreth 400m larg automjetit.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kripa” dhe siç shihet nga pamjet e siguruara nga FaxNews përplasja midis dy mjeteve ka qenë shumë e fortë ku njëri prej tyre është batuar në anë të rrugës.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor dhe  policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/faxweb