Skip to content

Moti për ditën e mërkurë, 27 janar 2021

Ditën e mërkurë parashikohet mot i kthjellët me përjashtim të zonave malore ku vranësirat do të jenë të pakëta deri mesatare. Prej mesnatës e deri afër mëngjesit borë lokale e dobët në zonat malore.

Era, do të fryjë nga veriperëndimi e vrullshme dhe me rrahje përgjatë gjithë zonave bregdetare dhe luginave, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4-5 ballë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme dhe negative në një pjesën të madhe të vendit. Brymë e ngricë gjatë mëngjesit dhe gjatë ditës në zona të thella malore.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -7°C deri në 1°C

zonat e ulëta -2°C deri në 9°C

zonat bregdetare 1°C deri në 9°C