Një banor në Qafë Thore, i cili ishte izoluar është shpëtuar nga FNSH, Administrata e Zonave te Mbrojtura dhe banorë të Thethit.
Mësohet se shtetasi Pjetër Lulashi ka dalë nga izolimi, ndërsa ishte izoluar te Buni i Bajraktarit në Qafë Thore ku trashësia e borës është mbi 4 metra.
“O Pjetër, o Pjetër, ja edhe zotëria”, shprehet personi që ka filmuar videon, ndërsa ajo që të bie në sy, është fakti se shumica e grupit të shpëtimit mbajnë celularë në dorë, për të filmuar operacionin, pavarësisht të motit të keq të shkaktuar nga prania e madhe e borës.
”Është realizuar evakuimi i Rojes të Bujtines në Qaf’Thore, pasi ishte ne rrezik nga trashesia e debores .
Aksioni u krye nën drejtimin e Prefektes Majlinda Angoni nga Policia e Shtetit , Rojeve Mjedisore dhe nga banorët e zonës”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.
Prej disa ditësh i gjithë vendi është përfshirë nga një mot i keq me dëborë në zonat malore dhe reshje shiu në zona e ulëta duke sjellë përmbytje nga jugu në veri të vendit.
/faxweb
