Skip to content

3 vjedhje brenda një jave, kush është i riu i “fiksuar” pas farmacive të Tiranës. Ja precedenti i 2017-ës

Kristi Çinari i cili është shpallur në kërkim për grabitjen e filialit të dhënies së kredisë në rrugën “Bardhyl” dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së mbrëmjes së kaluar në një farmaci në rrugën “Bardhok Biba”.

Ky person është i dyshuar edhe si të paktën 2 vjedhjeve të tjera në kryeqytet brenda harkut kohor të një jave, asaj të filialit Kredo.al dhe të një tjetër farmacie në rrugën Zhan Dark. Ai gjithashtu ka qenë i proceduar për një tjetër grabitje farmacie në vitin 2017.

Për shkak të pamjeve filmike të vëzhguara në të dyja grabitjet e ditëve të fundit, rezulton se ka ngjashmëri fizike dhe që mund të kemi të bëjmë me të njëjtin person.

Kristi Çinari nuk është një emër i panjohur për blutë e kryeqytetit pasi edhe në vitin 2017 është proceduar për grabitjen e një farmacie.

Burime jo zyrtare nga policia bëjnë me dije se pista kryesore për gjetjen e autorit të grabitjes së farmacisë mbrëmjen e kaluar, është krahasimi i ngjarjeve, rrethanave dhe skenarëve të përdorur nga autori që janë totalisht të ngjashme.

/faxweb