Siç bën të ditur Kryeministria bullgare përmes një komunikate të shkruar, Borisov priti në zyrën e tij ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare njëditore në Sofje.
Pasi përmendi faktin që Turqia është një fqinjë kufitare e afërt dhe aleate e rëndësishme e Bullgarisë në NATO, shefi i Sofjes zyrtare vuri në pah se Ankaraja është gjithashtu një “partnere kyçe” në luftën me emigracionin e parregullt dhe terrorizmin, në energjetikë, bujqësi, blegtori, tregti, ekonomi dhe në shumë fusha të tjera.
“Ne jemi të vetëdijshëm për barrën e emigracionit që po mban Turqia dhe i çmojmë jashtë mase këto përpjekje të saj”, theksoi Borisov duke shtuar se Bullgaria këmbëngul vazhdimisht që Bashkimi Evropian të mbajë hapur gjithmonë dialogun me Turqinë.
