Të paktën 53 persona kanë humbur jetën ndërsa 29 janë plagosur si pasojë e përplasjes së një autobusi pasagjerësh me një kamion, në qytezën Dschang në perëndim të Kamerunit.
Sipas lajmeve në mediat lokale, në zonën Falaise afër qytezës Dschang të Kamerunit një autobus pasagjerësh me 70 udhëtarë është përplasur me një kamion.
Si pasojë e aksidentit shpërtheu zjarr në automjetet, ndërsa sipas informacioneve paraprake 53 persona kanë humbur jetën dhe 29 tjerë janë plagosur.
Ndërkaq, autoritetet shqetësohen për rritjen e numrit të viktimave.
