Kreu i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli ka çuar në SPAK paraardhësin e tij Xhelal Mziu, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Akuza e Sulit lidhet me një leje ndërtimi që Mziu ka dhënë në zonën e Laknasit, për ndërtimin e një thertoreje që është kundërshtuar prej muajsh të tërë nga banorët e zonës.
Ky vendim për ta paditur Mziun me akuzën e shpërdorimit të detyrës vjen pasi ky i fundit është propozuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha për të qenë drejtues politik i demokratëve në Dibër.
Xhelal Mziu nuk kandidoi në zgjedhjet e fundit lokale për Bashkinë e Kamzës, duke bërë që Suli ta kishte të sigurt fitoren në bastionin historik të demokratëve. (E.K/Faxweb.al)
/faxweb
