Skip to content

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë…”/ Lubonja nxjerr videon: Çfarë i ka bërë mafia e kullave Tiranës!

 

Fatos Lubonja ka publikuar një video, për të treguar se çfarë ka ndodhur në Tiranë me ndërtimet dhe mafian e betonit, Lubonja tregon se kryeqyteti është mbushur me kulla, duke shkatërruar plotësisht pjesën historike të qytetit.

Postimi:

Në vitin 2004, kam botuar një shkrim me titull “Tirana si qytet i qytetarëve dhe kryeqytet i pushtetarëve”

https://www.forumishqiptar.com/…/32050-Tirana-si-qytet…

ku kam shkruar mbi shpërndërrimet që ka pësuar qendra e Tiranës përgjatë historisë së saj si kryeqytet. I kam interpretuar këto si shprehje, me gjuhë urbane e arkitektonike, e ideologjisë dhe psikologjisë së pushtetarëve të kohëve si dhe e raportit të tyre me banorët e Tiranës. Kam venë në dukje edhe se në vend se çdo brez të ndërtonte hapësirat dhe simbolikat e veta, në Tiranë pasardhësit kanë ndërtuar mbi shembjen dhe dhunimin e veprave dhe simbolikave të paraardhësve .

Por megjithëse e kam denoncuar Edi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij si shembëlltyrë e paraardhësve “ku bashkohet për mrekulli, injoranca, arroganca ndaj qytetarëve dhe ndaj historisë si dhe deliri i pushtetit” më duhet të pohoj se në vitin 2004 nuk e kam imagjinuar kurrë se përçudnimi i qendrës së Tiranës – me kullat e mafies që po zëvendësojnë ose mbysin ndërtesat historike – do të bëhej kaq hapur simbol i një shpërndërrimi që do të mbahet mend si ai i pushtetit të krimit të organizuar në Shqipëri.