Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë për ditën e sotme do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, për shkak të masave ajrore të ftohta dhe të thata.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Por, gradualisht me kalimin e orëve (duke filluar nga orët e pasdites), mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe si rrjedhojë do të nis shtimi gradual i vranësirave deri të dendura.

Paqëndrueshmëria do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriut dhe atë të qendrës.

Në relievet relievet e larta malore këto reshje me intensitet të ulët do të jenë në formën e dëborës.

Era me drejtim veriperëndim ‘ verilindje shpejtësi 3-10m/s, dhe me rrahje deri në 12-15m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore. Valëzim i forcës 0-2 ballë me lartësi vale 0.8-1.8m.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër -4/8 Diell re

Kukës -6/3 Diell re

Lezhë -4/8 Diell re

Dibër -9/1 Diell re

Durrës -1/9 Diell re

Tiranë -2/9 Diell re

Elbasan -4/7 Diell re

Berat -6/7 Diell re

Vlorë -1/9 Diell re

Korçë -7/-1 Diell re

Gjirokastër -3/8 Diell re

Sarandë -1/13 Diell re.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko