Skip to content

“Situata do të përkeqësohet”, Voltana Ademi sërish thirrje qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore

Kryetarja e Bashkisë Shkodër në një prononcim për mediat nga zona e Dajçit ka shprehur sërish shqetësim për situatën që po ndodhet zona e Dajcit, Ana e Malit dhe Nën Shkodra. Ademi vecoi zonën e Dajçit duke thënë se zona ka hasur një problem të madh pasi agjinatura e Shirsh ka pësuar carje.

Ajo i bëri sërish thirrje qeverisë për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore për këto zona pasi situata është vërtetë e rënduar. Më tej Ademi shprehet se ajo ka komunikuar dhe me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, duke i thënë se kur të vizitojë qytetin e Shkodrës të telefonojë atë.

“Në Dajç kemi një problem shumë të madh dhe bëhet fjalë për carjen e argjinaturës në Shirsh. Unë kam paralajmëruar dhe në komisionin e emergjencave civile duke kërkuar që të mbahen në monitorim të vazhdueshëm. Paralajmëroj që ka dhe pika të tjera dhe për këtë Ministria e Bujqësisë duhet të mbajë përgjegjësi, që do të thotë monitorimin dhe kontrollin për 24 orë sic dhe ligji i cakton.

Jam lajmëruar sot në mëngjes nga banorët në orën 7:30 të mëngjesit dhe menjëherë kam lajmëruar komisionin e emergjencave civile. Unë jam shumë e shqetësuar për papërgjegjshëmërinë. Kemi nevojë për punë dhe unë kërkoj që të gjithë institucionet të mbajnë përgjegjësi. Ne parashikojmë që Bashkia e Shkodrës me fondet e veta ka angazhuar 7 makineri deri më tani.

Ana Malit dhe Dajci, situtata do të vazhdojë kështu edhe 1 muaj pasi pas 2-3 ditësh do të kemi sërish shkarkime. Kemi bërë shkresë për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Fola me Peleshin dhe i thash shpresoj të më telefonosh kur të vish në Shkodër.”, u shpreh Ademi.

/faxweb