Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Hetimet për zhdukjen e biznesmenit Pecorelli, debat i fortë mes ekspertëve italianë dhe shqiptarë

Fax news mëson detaje të reja nga mbërritja e ekspertëve italianë në Pukë që do të hetojnë zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli.

Burime bëjnë me dije se ka patur debate mes ekspertëve italianë e shqiptarë, ndërsa takimi mes tyre ka zgjatur mbi dy orë.

Ekspertët kërkuan me këmbëngulje analizën e mbetjeve mortore, ndërsa shprehen të çuditur sesi nuk ka pasur njolla gjaku jashtë mjetit.

“Si ka mundësi që brenda makinës nuk ka shenja? Si ka mundësi që nuk u gjetën njolla gjaku?”, janë pyetjet që kanë ngritur hetuesit italianë që do të hetojnë për Pecorellin.

/faxweb