Skip to content

U tha se e kishte rrahur dhe e kishte ‘bërë për spital’, ish-gruaja i shkon në varrim Albert Krasniqit

Sot në “Ftesë në 5” u diskutua vrasja e biznesmenit Albert Krasniqi, i cili u vra nga babai i tij me një armë zjarri.

Në një lidhje direkte nga Prishtina, gazetari Butrint Avdyli bëri me dije se në varrimin e të ndjerit ishte e pranishme ish-gruaja, ish-Missi Besa Gashi, me të cilën viktima ka edhe një vajzë.

Ndërkohë vlen të përmendet që nëpër media është aluduar se i ndjeri Albert Krasniqi kishte dhunuar fizikisht nënën e vajzës së tij, lajme të cilat ende mbeten të pakonfirmuara plotësisht.

Sa i përket të atit, Skënder Krasniqit, u bë me dije se ai është në një gjendje të rëndë psikologjikisht dhe nuk ishte i pranishëm gjatë varrimit të të birit.

/faxweb