Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Berat-Uznovë, ku një automjet luksoz tip BMW me drejtues Eris Domaxeti ka përplasur 4 automjete duke shkaktuar një aksident masiv.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shtetasi Eri Ilia, 38-vjeç, i cil është transportuar për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spital.
Shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të shpejtësisë së lartë nga Domaxeti, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja pasi shkaktoi përplasjen.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews makinat janë shkatëruar plotësisht pas përplasjes duke dëshmuar fuqinë marramendëse të mjetit tip BMW.(F.M/Faxweb.al)
/faxweb
