Në emisioni “Opinion” janë publikuar të ardhurat e deputetëve më të pasurin në Kuvend. Sipas të dhënave deputeti Tom Doshi ka një pasur prej 30 milionë euro, ndërsa i dyti pozicionohet me ish-deputeti demokrat, biznesmeni Agron Shehaj me rreth 23 milionë euro 7 milionë më pak se Doshi.
Në listën e publikuar në emisionin “Opinion”, mes më të pasurve në parlament është edhe ish- i zgjedhuri i LSI-së, Agron Çela, ndërkohë që më shumë vende zënë socialistët. Ndryshe nga të tjerët është vetëm Fate Velaj.
Ai ka vlerësuar vetë pasurinë e tij, përfshirë edhe koleksionin e artit, duke u deklaruar se vlen 1.4 milionë euro. Më “i varfëri” ndër të pasurit e Kuvendit është Alket Hyseni, i cili shënon jo më pak se 1 milionë euro.
LISTA E PLOTË:
Tom Doshi- PSD me pasuri 30 milionë euro
Agron Shehaj-PD 23 milionë euro
Agron Çela- LSI 11.4 milionë euro
Adnor Shameti- PS 5.3 milionë euro
Anastas Angjeli- PS 2 milionë euro
Fate Velaj- PS 1.4 milionë euro (koleksione artistik)
Tatjana Biro- PS 1.1 milionë euro
Alket Hyseni-PS 1 milionë euro
/faxweb
