Skip to content

Kryemadhi: Programi ekonomik i LSI-së do të nxjerrë vendin nga kriza

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale , ka shpalosur programin ekonomik të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kryemadhi shpjegon se me anë të programit ekonomik të LSI-së, shqiptarët do të kenë më shumë para në xhepat e tyre, si dhe vendi del nga kriza.

Postimi I Kryemadhit:

Është koha që shqiptarët të kenë më shumë para në xhepin e tyre, për t’i ndihmuar që të përballojnë koston e lartë të jetesës.

Programi i LSI për rimbursimin e 5% të vlerës së faturës së çdo blerjeje do ta bëjë këtë të mundur.

#ShqipëriaShtëpiaJuaj