Skip to content

Vaksina e AstraZeneca merr “dritën jeshile” nga rregullatori i ilaçeve në BE, do të vaksinohen vetëm personat që janë nën 65-vjeç deri…

Rregullatori i ilaçeve në Evropë (EMA) këtë të Premte rekomandoi miratimin e vaksinës AstraZeneca të Universitetit të Oksfordit për kuruar COVID-19 për njerëzit mbi moshën 18 vjeç.

Evropa ka nevojë urgjente për më shumë vaksinime për të përshpejtuar programin e saj të inokulimit me furnitorë të tillë si AstraZeneca dhe Pfizer që përballen me vështirësi në shpërndarjen e sasive të premtuara për muajt e parë të vitit.

Vaksina e AstraZeneca duhet t’u jepet vetëm njerëzve të moshës midis 18 dhe 64, për shkak të mungesës së të dhënave se sa efektive është tek njerëzit e moshuar, kishte thënë komiteti i vaksinave të Gjermanisë të enjten në një projekt rekomandim raporton Reuters.

(E.G/Faxnews.al)

/faxweb