Skip to content

“99% e popullit shqiptar, mezi e pret hapjen e negociatave”, Meta përshëndet thirrjen e Koordinatorit për Zgjerimin: Më 25 Prill i japim fund

Presidenti i vendit Ilir Meta përmes një postimi në facebook përshendeti deklaratën e Koordinatorit për Zgjerimin, Michael Gahler, i cili mëngjesin e sotëm i bëri apel qeverisë shqiptare që të mos merret me përgojime ndaj BE-së, por të punoj për të përmbushur kushtet e hapjes së negociatave.

Meta e garanton faktorin ndërkombëtar se pas 25 Prillit kjo gjë do të marrë fund dhe nuk do të ketë më injorim të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin.

Postimi i plotë: E përshëndes vëmendjen e pandërprerë të Partive Popullore Europiane dhe thirrjet e përsëritura të miqve të sinqertë europianë, të cilët mezi presin çeljen e negociatave për Shqipërinë.

I garantoj se mbi 99% e popullit shqiptar, mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin, duke e rivendosur vendin, plot energji të reja, drejt Bashkimit Europian.(F.M/Faxweb.al)

/faxweb