Skip to content

Dy bomba u gjetën pranë “Capitol Hill”, në sajë të hetimeve FBI zbulon se…

Investigimet e bëra nga FBI zbuluan se dy bombat e gjetura pranë selive të Partisë Demokratike dhe asaj Republikan  në Capitol Hill më 6 Janar, u vendosën një natë para kryengritjes në Kongesin Amerikan.

Nga pamjet e siguruara nga autoritetet federale shihet një burrë i veshur sportiv dhe me kapuç që ka bërë shpërndarjen e bombave. Një shpërblim i lartë është vendosur për këdo që jep informacion në identifikimin e personit në foto.

Bombat janë vendosur mes orës 7:30 dhe 8:30 në pasditen e 5 janarit.

Shpërblimi për informacionin që çon në vendndodhjen, arrestimin dhe dënimin e personit ose personave përgjegjës për vendosjen e bombës tani është 100,000 dollarë.

FBI gjithashtu identifikoi këpucët e të dyshuarit si atlete “Nike Air Max Speed ​​Turf” në të verdhë, të zezë dhe gri dhe publikoi foto të zgjeruara të tyre, së bashku me fotot e pajisjeve.

CNN ishte i pari që raportoi të mërkurën se bombat ishin tetë inç të gjata, të manipuluara në kohëmatësit e tye dhe të mbushura me një pluhur shpërthyes

/faxweb