“Mirembrema, Ne ndertesen historike qe njihet si “Sarajet e Beratit” sot ne oren tete te darkes kishin ndezur zjarr disa persona te cileve kjo gje i duket si argetim. Me ndezjen e zjarrit keta persona kane vene ne rrezik kete monument te rendesishem historik. Keto saraje kane qene rezidenca e Vrionasve te famshem te cilet kane sunduar ne Berat ne periudhen Osmane. Nga kjo familje kane dale kryeministra dhe burra shteti. Kjo eshte nje situate qe perseritet shpesh here. Ky monument historik duhet mbrojtur nga shteti. (Emri im te mbetet anonim). Faleminderit” – ka qënë një nga mesazhet e fundit që ka mbëritur në portalin JOQ.
