Mediat greke zbulojnë detaje të reja nga hetimi për sasinë rekord të kokainës që u sekuestrua në Selanik, mbi 300 kg me vlerë 100 mln euro, e cila kishte ardhur nga Amerika Latine.
Të paktën 3 persona ranë në prangat e policië greke, nga të cilët 2 shqiptarë dhe 1 kroat. Ndërkohë një tjetër shtetas kroat u shpall në kërkim përshakk se në momentin e arrestimit u hodh nga ballkoni i shtëpisë dhe arriti t’i ikte policisë.
Por kush janë 2 shqiptarët që drejtonin rrjetin e trafikut? Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarët (njëri me pasaportë greke) merreshin me biznesin e hotelerive në vendin fqinj.
Sipas mediave greke, pavarësisht se kokaina u sekuestrua në Selanik, trafikantët e kishin bazën në Athinë, ku më pas droga shpërndahej në ishujt grekë.
Theksohet më tej nga mediat fqinje se ekziston një dyshim se do të vinte edhe një dërgesë e dytë nga Amerika Latine me kokainë pas asaj mbi 300 kg, e cila, megjithatë, ka të ngjarë të ndryshojë drejtim pas goditjes së grupit.
Ditën e sotme policia sekuestroi:
(324) kg kokainë e pastër e ndarë në (260) pako
(5,265) euro dhe valutë të huaj
(5) celularë që përdorën për komunikimet e tyre
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
