Skip to content

Zjarr në një pallat në Durrës, një re e madhe tymi i zi del nga një banesë. Zjarrëfikset me urgjencë në vendngjarje

Një zjarr ka përfshirë një banesë në një pallat në lagjen nr.5 të Durrësit.

Një re e madhe tymi ka pushtuar një apartament të një prej pallateve të kësaj lagjeje, aty ku më parë ishte lulishtja “1 maji”.

Makinat zjarrfikëse kanë ardhur me urgjencë në vendngjarje, ndërkohë që tymi i zi që dilte nga apartamenti tërhoqi vëmendjen e shumë kalimtarëve që po kalonin pranë.

Paraprakisht mësohet se në apartamentin ku shpërthyen flakët nuk kishte njerëz në momentin e rënies së zjarrit. Detaje tëreja pritet të dalin më vonë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb