Skip to content

Aksident i trefishtë në Elbasan, transportohen me urgjencë në spital 2 persona

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd në fahatin Labinot Fushë, ku si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar dhe lagështira ne rrugë.

Te plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit te Elbasanit, ku dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/faxweb