Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Gjendet i pajetë në magazinën e biznesit në autostradën Tiranë-Durrës pronari i një firme

Pronari i një firme është gjetur i pajetë në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia e Shtetit bën me dije se trupi i pajetë rezulton i shtetasit me inicialet N. D., 58 vjeç., dhe u gjet në magazinë e kompanisë rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

Njoftimi i policisë: Informacion paraprak

Më datë 31.01.2021, rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës, në magazinën e një firme është gjetur pa shenja jete pronari i firmës shetasi N. D., 58 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb