Skip to content

287 raste të reja me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit  në Kosovë janë konfirmuar 287 raste të reja me COVID-19 nga 2438 testime të kryera në total. Ndërkohë janë shëruar 229 pacientë.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë në Kosovë Armend Zemaj me anë të një statusi në rrjetet sociale, i cili ka deklaruar se situata e COVID në Kosovë është nën kontroll.

“Ndërsa, sot, kur flasim për menaxhimin e pandemisë në vendin tonë, mund të themi se situata është nën kontroll, por assesi nuk duhet ta ndalojmë përgjegjësinë e detyrat e secilit për luftimin dhe pengimin e virusit vdekjeprurës.

Sot nga 2.438 mostra të marra më 24 orët e fundit, 287 kanë rezultuar pozitiv dhe kemi 229 që kanë fituar betejën me Covid 19. Vetëm bashkë mund t’ia dalim”, shkruan Zemaj