Skip to content

LAJM I FUNDIT/ E zë korenti pranë banesës, dërgohet në spital 60 vjeçari në Kavajë (Detajet)

Një 60-vjeçar këtë të diel, është dërguar në spital pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Konkretisht shtetasi me inicialet T.K 60-vjeç të cilin e ka zënë korneti pranë banesës së tij në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur sot pranë fshatit Greth në Kavajë, ku 60 –vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga forcat e policisë po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Me datë 31.01.2021, në fshatin Greth, Kavajë, shtetasi T. K., 60 vjeç, në banesën e tij ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb