Skip to content

Makina përfshihet nga flakët në Shkodër, detajet e para

Një makinë është përfshirë nga flakët në lagjen Qemal Stafa, pranë rrugicës së banjës së vogël në qytetin e Shkodrës.

Nuk dihen ende arsyet e këtij zjarri, por nga të dhënat paraprake raportohet për një shkëndijë elektrike.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrëfikëse dhe efektivë të policisë së Shkodrës të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

(R.G/Faxweb)

/faxweb