Nga Korab Blakaj
Kushdo, në çfarëdo cilësie e në çfarëdo rrethane ju flet për Mitrovicën, për bashkimin apo ndarjen e saj, për shtrirjen apo humbjen e sovranitetit mbi të, duke folur gjithçka tjetër përveç matjes së armatosur është demagog, rrenc, përfitues votash, politikan e shtetar i dobët! Mitrovica është vetë testi i sovranitetit mbi Kosovën. Faktori ndërkombëtar, veçmas ai amerikan i ka bërë dy matje mjaft interesante; reagimin popullor të Marsit 2004 dhe gadishmërinë luftarake të rinisë me aksionin e forcave speciale policore. Kjo gadishmëri ka qenë argumenti më bindës për të themeluar Ushtrinë e Kosovës, e cila shumë shpejt do të ketë mandat të shtrijë sovranitetin mbi Mitrovicën. Kjo është faza e fundit e shtet-ndërtimit të Kosovës si projekt amerikan, dhe vulosje e njohjes ndërkombëtare. Duke mos pasur rrugë tjetër për të fituar, para kombit shqiptar ka lindur nevoja për të krijuar një vullnet politik, i cili bashkëoperon me interesat amerikane dhe e fut Kosovën në hartën e investimeve të fuqishme ushtarake!
Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.



