Skip to content

Drogë në barkun e qenve, një veteriner kolumbian nën akuzë

Andres Lopez Elorez, 38 vjeç, thuhet se ua instalonte qenve të racave të pastërta, pakot me heroinë brenda stomakut të tyre.

Gjithsesi, shumë sosh kanë ngordhur gjatë trafikimit, e të tjerë kanë mbijetuar.

Rasti po gjykohet në Qarkun lindor të New York-ut, ku veterineri trafikant rrezikon burgim të përjetshëm.

Dyshohet se ai ishte pjesë e një grupi që merrej me trafik droge për më shumë se 10 vjet, e zbuluar kjo pak vite më parë kur u konstatua se 10 qenë ishin përdorur si “korrierë” me drogën në stomak.